I futet në makinë dhe i merr portofolin e telefonin, pronari ofron shpërblim për identifikimin e autorit në Golem

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 29.11.2026, 22:55

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje të ndodhur në rrugën “Pisha te Buta”, në Golem.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një person që afrohet pranë një automjeti të parkuar, hap derën dhe futet brenda. Pas pak çastesh, ai largohet nga makina dhe vijon rrugën në këmbë, me një çantë në shpinë dhe një send në dorë.

Sipas denoncimit, nga automjeti janë marrë një portofol me dokumente dhe para në euro, si dhe një telefon Samsung Note 20 Ultra. Pronari pretendon se personi i filmuar është autori i vjedhjes dhe ka vendosur të ofrojë shpërblim për këdo që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.

Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që mund ta njohë personin në video ose të ketë informacion mbi ngjarjen, në mënyrë që të zbardhet vjedhja dhe sendet e dokumentet e marra të mund të rikuperohen.

Kushdo që disponon informacion mund të kontaktojë redaksinë e JOQ Albania, në mënyrë që të dhënat t’i përcillen denoncuesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit