“Lajm fantastik!”/ Trump reagon pas humbjes së Pedro Sánchez në zgjedhjet në Spanjë: Ka bërë një punë të tmerrshme, e meriton të humbasë
Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred Trump Sr., duke pretenduar se ky i fundit kishte një pasiguri të veçantë për faktin që i biri ishte më i gjatë se ai.
Në një shkrim të publikuar në platformën e saj Substack, Mary Trump tregon se gjyshi i saj nuk e duronte idenë që një prej djemve të tij të ishte më i gjatë, më i suksesshëm apo më i famshëm se vetë ai, raporton Daily Mail.
Ajo rrëfen një episod që, sipas saj, ia kishte treguar tezja Maryanne Trump Barry, motra e madhe e presidentit. Bëhet fjalë për një fotografi publicitare të viteve 1980, ku Donald Trump shfaqej së bashku me të atin për të promovuar një sistem ngrohjeje me ujë të ngrohtë.
Sipas rrëfimit, pak para shkrepjes së fotografisë, Fred Trump Sr. ishte ngritur në majë të gishtave, në mënyrë që të dukej të paktën po aq i gjatë sa i biri, nëse jo edhe më i gjatë.
Mary Trump pretendon se ky veprim pasqyronte dëshirën e gjyshit të saj për të ruajtur autoritetin dhe për të mos u lënë në hije nga fëmijët e tij.
Ajo shkruan se i ati i Donald Trump dëshironte që djali i tij të bëhej figurë e njohur dhe të merrte drejtimin e biznesit familjar, por njëkohësisht nuk donte që ai ta tejkalonte në sukses apo famë.
Sipas saj, Fred Trump Sr. e bëri Donaldin figurën publike të biznesit familjar dhe e emëroi president të kompanisë Trump Management kur ai ishte vetëm 24 vjeç.
Në shkrimin e saj, Mary Trump rikthehet edhe te marrëdhënia e gjyshit me të atin, Fred Trump Jr., duke pretenduar se ai kishte shfaqur përçmim ndaj djalit të madh për shkak të zgjedhjeve të tij profesionale dhe dështimeve në biznes.
Fred Trump Jr. ndërroi jetë në vitin 1981, në moshën 42-vjeçare, ndërsa babai i Donald Trump vdiq në vitin 1999, në moshën 93-vjeçare.
Top Channel