Shqipëria
Himara nën flakë, zjarri i afrohet qytetit
Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila bën përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të tjera nga bashkitë fqinje
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje në 4 shtator qytetin e Himarës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Si pasojë, një banesë u dogj totalisht. Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë.
Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj.
Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të tjera nga bashkitë fqinje.
Puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë.
Situata nga flakët në Himarë është tepër problematike. Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarri. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. “Situata është tepër e rëndë. Disa banesa dhe hotele janë rrethuar nga zjarret. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Flakët po vijnë në qytet”, ankohet një banor i Himarës.
Situata nga zjarret në Himarë është tepër kritike. Kryebashkiaku i qytetit Vangjel Tavo ka bërë thirrje urgjente, që qytetarët të largohen nga shtëpitë, pasi flakët po i afrohen qytetit.
Ai ka dhënë dhe numrat e kontaktit, me qëllim që qytetarët të kontaktojnë me autoritetet./
E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit














