Lajme
Vizita të panevojshme te mjeku për të rritur të ardhurat: siguruesit shëndetësorë në alarm
Siguruesit shëndetësorë në Zvicër kanë evidentuar të ardhura jashtëzakonisht të larta në disa specialitete mjekësore, ndërsa kanë zbuluar edhe raste të praktikave të parregullta në faturim.
Mjekët specialistë në dermatologji, oftalmologji, urologji dhe kirurgji po sigurojnë të ardhura më të larta që nga hyrja në fuqi, në fillim të këtij viti, e sistemit të ri tarifor për shërbimet ambulatore.
Kjo është në kundërshtim me një nga synimet kryesore të reformës së sistemit tarifor: uljen e të ardhurave në disa specialitete dhe rritjen e tyre për mjekët e përgjithshëm.
“Të dhënat tregojnë se në disa fusha po paguhet tepër”, deklaroi Saskia Schenker, drejtoreshë e shoqatës së siguruesve shëndetësorë.
Në disa raste, një trajtim po faturohet për dy ditë
Siguruesit kanë nisur të analizojnë arsyet e rritjes së ndjeshme të të ardhurave në disa specialitete.
Sipas Schenker, një nga shpjegimet e mundshme mund të jetë vetë struktura e sistemit tarifor. Nëse konfirmohet se problemi qëndron te mënyra e përcaktimit të tarifave, ajo duhet të korrigjohet.
Por siguruesit kanë identifikuar edhe modele të tjera shqetësuese. Mes tyre është rritja e numrit të trajtimeve, të cilat jo në të gjitha rastet duket se janë të nevojshme.
Schenker përmendi raste në të cilat sistemi tarifor parashikon që një trajtim i caktuar të përfundojë brenda një dite. Megjithatë, pacientët janë caktuar për dy ditë të ndryshme dhe tarifa fikse është faturuar dy herë.
“Kjo nuk lejohet”, theksoi ajo.
Siguruesit paralajmërojnë kërkesa për rimbursim
Sipas drejtoreshës së shoqatës së siguruesve, kompanitë e sigurimit do të kërkojnë kthimin e shumave të paguara në mënyrë të parregullt sapo të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat, në fillim të vitit të ardhshëm.
“Duhet të përdor termin e fortë ‘parandalim të mashtrimit’”, tha Schenker.
Megjithatë, ajo nënvizoi se shumica e mjekëve punojnë në mënyrë të ndershme dhe të përkushtuar.
“Kemi shumë mjekë të ndershëm dhe të përkushtuar. Kur shohim pasoja të tilla, frustrimi është i përbashkët”, tha ajo.
Tardoc nuk ka rritur ende të ardhurat e mjekëve të familjes
Schenker konfirmoi gjithashtu se, sipas të dhënave të para, të ardhurat e mjekëve të përgjithshëm nuk janë rritur.
Kjo ishte një nga objektivat e deklaruara të sistemit të ri tarifor Tardoc, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit.
Arsyeja është se kujdesi parësor shëndetësor kushton më pak se trajtimet në specialitete, ndërsa Zvicra përballet njëkohësisht me mungesë të mjekëve të përgjithshëm.
“Po e monitorojmë situatën dhe do të ndërmarrim veprime së bashku me partnerët tanë tariforë”, deklaroi Schenker.
Sistemi i ri tarifor ambulant Tardoc synonte të krijonte një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave mes mjekëve të familjes dhe specialistëve. Të dhënat e para, megjithatë, po ngrenë pikëpyetje nëse objektivi është arritur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit














