Lajme
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness
Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e shqiptarëve në librin e rekordeve botërore
Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness.
Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness.
Më 23 qershor 2026, në Nju Jork, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë, duke e mbajtur pozicionin për 31.22 sekonda.
“Përgatitja për këtë rekord është si rezultat i 18 viteve punë që ne i kemi si profesionistë artistë profesionistë edhe ne e realizuam rekordin për 22 sekonda, por që në realitet janë 18 vite punë për të arritur në këto nivele”, tha Arnold Balla.
Për Artan Ballën, ajo që kanë arritur ndër vite ka qenë gjithmonë diçka që nuk ishte menduar më parë.
“Si vëllezërit Balla gjithë projekti jonë ka qenë gjithmonë që ajo çfarë ne kemi arritur ka qenë diçka që nuk ishte menduar ndonjëherë, ashtu si dhe vetë Simon Cowell tha që këtë që keni bërë nuk ishte menduar ndonjëherë që të arrinte. Edhe ky si rekord edhe vetë nuk e kishim menduar, por që nga puna e gjithë këtyre viteve dhe që duke u bashkuar bashkë edhe me kompaninë tonë edhe me njerëzit që kemi dhe me njerëzit që na mbështesin, na ka shtyrë që ne të arrijmë këtë rekord të tretë, ka thënë Balla.
Pas tre rekordeve Guinness, ambiciet e vëllezërve shqiptarë mbeten të mëdha. Por këtë herë, nëse do të vendosin një tjetër rekord, synimi është që ai të realizohet në trojet shqiptare.
Përtej sfidave të rekordeve, ata po përgatiten për një projekt të ri artistik, një shou të madh që synojnë ta sjellin në Nju Jork, transmeton albinfo.ch.
Nga akrobacia dhe ekuilibri ekstrem, te futbolli, një tjetër shqiptar ka vendosur emrin e tij në librin e rekordeve Guinness.
Profesori i matematikës, Agim Agushi, ka thyer rekordin e tij duke veshur 17 fanella ndërsa kontrollonte një top futbolli me kokë. Rekordi i mëparshëm ishte 14 fanella, por numri 17 nuk ishte zgjedhur rastësisht.
Ndërkohë, Agushi po përgatitet për një tjetër sfidë në Dubai, këtë herë në Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë, derisa tregon se përgatitja për rekorde të tilla bëhet në mënyrë sistematike.
Tre rekorde Guinness për vëllezërit Balla dhe rekorde të shumta për Agim Agushin. Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e shqiptarëve në librin e rekordeve botërore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit Një mundësi e re për fëmijët shqiptarë për të mësuar, ruajtur dhe dashur gjuhën dhe kulturën... -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
“Rruga e Feve” bashkon rreth 100 persona në Wil
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit














