Lajme
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë mandatin e dytë në Parlamentin e Suedisë
Në prag të zgjedhjeve të 13 shtatorit, vëmendja e komunitetit shqiptar në Suedi është përqendruar te dy deputetët me prejardhje shqiptare nga rajoni i Hallandit, të cilët garojnë për një mandat të ri me Socialdemokratët.
Votimi i parakohshëm në Suedi ka nisur më 26 gusht, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 13 shtator. Në këtë proces zgjedhor, vëmendje e veçantë brenda komunitetit shqiptar i kushtohet rajonit të Hallandit, ku Partia Socialdemokrate, Socialdemokraterna, synon të konfirmojë dy deputetët me prejardhje shqiptare, Arbër Gashin dhe Aida Birinxhikun, transmeton albinfo.ch.
Gashi dhe Birinxhiku konsiderohen kandidatë me pozita të favorshme për të siguruar një tjetër mandat katërvjeçar në Parlamentin suedez, Riksdag.
Hallandi ka krijuar tashmë një traditë të përfaqësimit shqiptar në nivelin më të lartë ligjvënës të Suedisë. Për tri mandate radhazi, këtë rajon e përfaqësoi Adnan Dibrani, i cili sot është deputet në Parlamentin Evropian.
Trashëgimia politike e Dibranit ka ndikuar në krijimin e një baze të fortë mbështetjeje për Socialdemokratët në këtë zonë, duke i hapur rrugën edhe përfaqësimit të Arbër Gashit dhe Aida Birinxhikut.
Birinxhiku, një nga deputetet më të reja në historinë e Riksdagut
Aida Birinxhiku, e cila në zgjedhjet e kaluara u bë një nga deputetet më të reja në historinë e Parlamentit suedez, ka ndërtuar një profil politik të fokusuar në çështje të legjislacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq, Arbër Gashi, i cili mori mandatin parlamentar pas kalimit të Adnan Dibranit në Parlamentin Evropian, është angazhuar në punën e komisioneve parlamentare dhe në çështjet që lidhen me të drejtat e punëtorëve.
Edhe pse në zgjedhjet e 13 shtatorit garojnë kandidatë të tjerë me prejardhje shqiptare nga parti të ndryshme suedeze, pritshmëritë për sigurimin e ulëseve në Parlament janë përqendruar veçanërisht te Gashi dhe Birinxhiku.
Thirrje për pjesëmarrje të madhe në zgjedhje
Pavarësisht se pozicionet e tyre në listat e Socialdemokratëve konsiderohen të favorshme, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Halland u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhje.
Një mbështetje e fuqishme përmes votave preferenciale do të mund të forconte jo vetëm pozitën e dy kandidatëve, por edhe peshën politike të komunitetit shqiptar brenda Partisë Socialdemokrate.
Në rast se Socialdemokratët, të udhëhequr nga Magdalena Andersson, arrijnë të marrin drejtimin e vendit pas zgjedhjeve, një mandat i ri mund t’u krijojë Gashit dhe Birinxhikut mundësi për të synuar edhe role më të rëndësishme politike.
Socialdemokratët janë një nga forcat politike më tradicionale të Suedisë dhe kanë qenë pjesë dominuese e politikës suedeze për pjesën më të madhe të shekullit të fundit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Topi i Artë: Elena Sadiku në garë për Trajneren e Vitit Elena Sadiku e fitoi vendin e saj mes 5 finalistëve në garën për çmimin e... -
Ismajl Beka kalon në kategorinë e dytë të Zvicrës, huazohet te Rapperswil-Jona -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
SHBA
Nga Kosova në Gardën Kombëtare të SHBA-së, rrëfimi i suksesit të Rona Malës
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Ndalimi i simboleve fetare në parlamente përballet me ankesa Ndryshimi kushtetues i miratuar ngushtë nga votuesit e Gjenevës ndalon deputetët në parlamentet kantonale dhe komunale... -
Gjykata Federale zvicerane ndalon përdorimin e emërtimeve “sallam” dhe “proshutë” për produktet vegane -
Ulen çmimet e energjisë elektrike në Zvicër, familjet do të paguajnë më pak në 2027 -
Locarno shënon tri net tropikale radhazi në shtator, fenomen i rrallë për Zvicrën -
Çmimet e larta të qirave në Gjenevë po kalojnë kufirin drejt Francës














