Kosova
Mjeku shqiptar nga Zvicra që u kujdes për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Mesdhetare
Alvin Karaqi, specializant në Schulthess Klinik Zürich, shërbeu si mjek zyrtar i ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Mjeku shqiptar Alvin Karaqi, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Lojërat e XX-ta të Mesdheut në Taranto të Italisë, ku për dy javë shërbeu si mjek zyrtar i ekipit olimpik të Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Karaqi ishte përgjegjës për rreth 160 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë të delegacionit, së bashku me fizioterapeutin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Fatlind Maraj.

Rrugëtimi i tij profesional nisi në Kosovë, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më pas vazhdoi specializimin në Zvicër në fushën e Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjike dhe tani punon në Schulthess Klinik Zürich.

Por Karaqi ka një tjetër lidhje të fortë me sportin. Për rreth 20 vjet ishte sportist profesionist, duke përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë në karate. Në vitin 2023, ai u shpall kampion i Evropës, duke fituar medaljen e artë për Shqipërinë.
Tashmë, nga roli i sportistit te ai i mjekut, Karaqi e përjetoi sportin nga një tjetër kënd, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbështetjen shëndetësore të sportistëve të Kosovës.
Për të, ky angazhim ishte një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, veçanërisht në prag të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit














