Shqipëria
Rreth 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar konfliktet e lidhura me pronësinë në Shqipëri, duke u ndalur te përplasja e fundit mes biznesmenëve në Vlorë për çështjen e tokës.
Sipas Softës, rasti në Radhimë përfaqëson vetëm një pjesë të një problematike më të gjerë që lidhet me konfliktet për pronat në vend.
Ai deklaroi se, bazuar në të dhënat që ka gjetur, rreth 10 deri në 11 mijë persona janë vrarë në Shqipëri për shkak të konflikteve të pronës, që nga fillimi i periudhës së demokracisë deri në ditët e sotme.
“Radhima ishte maja e ajsbergut të problematikave që ka për pronat”, u shpreh Softa, duke theksuar përmasat e konfliktit që lidhet me pronësinë.
Eksperti e cilësoi çështjen e pronave si një problem madhor që, sipas tij, ende nuk është zgjidhur në mënyrë përfundimtare nga institucionet dhe shoqëria shqiptare.
Sipas tij, konfliktet bëhen edhe më të ashpra në rastet kur bëhet fjalë për sipërfaqe të mëdha toke dhe prona me vlerë të konsiderueshme ekonomike, ku përfshihen interesa të ndryshme.
Softa theksoi se problematikat e pronësisë vazhdojnë të mbeten një burim konfliktesh në Shqipëri, ndërsa zgjidhja e tyre mbetet një sfidë për institucionet.
E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit












