Lajme
Mijëra persona presin shtetësinë daneze, procesi i natyralizimit mbetet i bllokuar
Rreth 16 mijë persona në Danimarkë janë në pritje të përfundimit të procedurave për shtetësi, ndërsa një debat politik mbi kontrollin e qëndrimeve dhe aktivitetit të aplikantëve në rrjetet sociale ka bllokuar vendimmarrjen përfundimtare.
Në Danimarkë, mijëra persona që kanë përmbushur kriteret për marrjen e shtetësisë daneze po përballen me pritje të zgjatur, për shkak të një mosmarrëveshjeje politike lidhur me mënyrën se si duhet të vlerësohen aplikantët, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të raportuara, rreth 16 mijë persona kanë qenë në pritje të natyralizimit që nga shkurti i vitit 2026. Ndërkohë, më shumë se 2 mijë persona, edhe pse kanë përmbushur kërkesat për marrjen e pasaportës daneze, ende nuk e kanë marrë shtetësinë.
Në qendër të debatit është një e ashtuquajtur “verifikim i bindjeve”, që lidhet edhe me kontrollin e aktiviteteve dhe deklaratave të aplikantëve në rrjetet sociale.
Çështja ka shkaktuar përplasje politike dhe ka penguar miratimin përfundimtar të procedurave të reja të shtetësisë. Për pasojë, aplikantët që presin përfundimin e procesit janë detyruar të presin deri në një vendim politik.
Sipas raportimeve, një vendim përfundimtar nuk pritet para vitit 2027, çka do të nënkuptonte një periudhë të konsiderueshme pritjeje për mijëra persona që synojnë të bëhen shtetas danezë.
Situata ka rikthyer në debat çështjen se deri ku duhet të shkojë kontrolli i shtetit ndaj aplikantëve për shtetësi dhe cilat kritere duhet të përdoren për të vlerësuar nëse një person është i përshtatshëm për t’u natyralizuar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit Një mundësi e re për fëmijët shqiptarë për të mësuar, ruajtur dhe dashur gjuhën dhe kulturën... -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
“Rruga e Feve” bashkon rreth 100 persona në Wil
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit












