Lajme
“Rruga e Feve” bashkon rreth 100 persona në Wil
Në qytetin zviceran u zhvillua një aktivitet ndërfetar që përmes vizitave në tri objekte fetare synoi të forcojë dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.
Pas rreth dy vitesh përgatitjesh, në qytetin e Wilit në Zvicër është zhvilluar aktiviteti ndërfetar “Rruga e Feve – Së bashku nëpër Wil”, ku morën pjesë rreth 100 persona, transmeton albinfo.ch.
Takimi nisi në Kishën St. Peter, ku pjesëmarrësit u njohën me rolin dhe pozitën e gruas në katolicizëm.
Më pas, pjesëmarrësit vazhduan së bashku drejt Xhamisë së Wilit, ku u pritën nga përfaqësuesit e komunitetit mysliman. Imam Enes Koshi lexoi pjesë nga Kurani, ndërsa imam Bekim Alimi bëri përkthimin dhe prezantoi shkurtimisht xhaminë.
Alimi foli gjithashtu për temën “Gruaja në Islam”, ndërsa imam Makbul Idrisi udhëhoqi namazin, të cilin pjesëmarrësit patën mundësi ta përcillnin nga afër.
Rrugëtimi vazhdoi drejt Kreuzkirche, ku u prezantua roli dhe pozita e gruas në protestantizëm.
Aktiviteti përfundoi me një apero të përbashkët, duke krijuar hapësirë për biseda dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë mes pjesëmarrësve.
Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synuan të krijojnë mundësi që njerëzit e besimeve të ndryshme të njihen më nga afër, të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të zbulojnë vlerat që i bashkojnë.
“Ecëm së bashku, dëgjuam njëri-tjetrin, biseduam, mësuam dhe zbuluam shumë gjëra që na bashkojnë”, u tha në përshkrimin e aktivitetit.
Mesazhi kryesor i “Rrugës së Feve” ishte se dialogu dhe takimi i drejtpërdrejtë mund të ndërtojnë ura mes komuniteteve dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëjetesës.
Aktiviteti u mbyll me falënderime për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët, ndërsa Wil u përshkrua si një qytet ku bashkëjetesa dhe dialogu ndërfetar mund të marrin jetë përmes takimeve të tilla./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë Edhe pse shkalla e papunësisë në Zvicër, rreth 3 për qind aktualisht, mbetet më e ulët... -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit


















