Kosova
Kuvendi vazhdon seancën konstitutive më 9 shtator
Avni Dehari ka thirrur zyrtarisht vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka caktuar për 9 shtator, në orën 11:00, vazhdimin e seancës konstitutive, transmeton albinfo.ch.
Dehari ka bërë të ditur se vendimi për thirrjen e seancës vjen pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Përmes një postimi në Facebook, Dehari ka theksuar se deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese.
“Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor”, ka shkruar Dehari.
Vazhdimi i seancës pritet të jetë në fokus të zhvillimeve politike, ndërsa deputetët do të përballen me përgjegjësinë për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët në librin e rekordeve Guinness Histori të ndryshme, sfida të ndryshme, por i bashkon e njëjta ambicie, të shkruajnë emrin e... -
Shkolla shqipe hap dyert në Rickenbach të kantonit të Luzernit -
Modesta Uka shënon tregolësh, dërgon Austria Wien në Ligën e Kampionëve -
Austri
19-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë në qelinë e burgut në Austri -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Zvicër
-
Vera ekstreme po i vë nën presion pyjet e Zvicrës Pemët në Zvicër po tregojnë shenja serioze të stresit klimatik pas një vere të karakterizuar nga... -
Kompanitë që do të shkurtojnë vendet e punës në Zvicër këtë vjeshtë -
Fondacioni i viktimave të Crans-Montanës kërkon më shumë fonde -
Pushkët gjysmëautomatike në qarkullim në Zvicër pavarësisht ndalimit -
Nga muaji tetor fillon linja e re zvicerane mbështetëse për viktimat e abuzimit online














