Komuniteti
Kush vendos çfarë hetohet
Ky nuk është një sajt ku kushdo voton. Votojnë gazetarë profesionistë dhe hetojnë bashkë me ekspertë fushe — të dy të verifikuar, me interesat e tyre të deklaruara hapur.
Gazetar
Voton dhe heton
Shihni çfarë botuan mediat, votoni cilat pretendime ia vlejnë të hetohen, dhe merrni pjesë te hetimi.
Kërkohet: shkolla e gazetarisë, fakulteti, viti i studimeve, vendi i punës sot, dhe mediat ku keni punuar më parë.
Ekspert fushe
Kontribuon te dosjet
Jepni vlerësimin tuaj profesional te hetimet e fushës suaj — shëndetësi, drejtësi, ekonomi, siguri kibernetike.
Kërkohet: fusha, institucioni, titulli, dhe çfarë ju bën ekspert në të. Nuk kërkohet shkollë gazetarie.
Pesha e votës
| Kush | Pesha | Çfarë do të thotë |
|---|---|---|
| Lexues | 1× | Llogari e hapur, pa verifikim |
| Gazetar i verifikuar | 4× | Shkollë, redaksi dhe interesa të deklaruara |
| Gazetar senior | 8× | Nënshkruan verdiktet |
| Ekspert fushe | 12× | Brenda fushës së vet |
Pesha vlen vetëm për pyetjen «a duhet hetuar». Te verdikti
nuk ka votë fare — as e rëndë, as e lehtë. Atë e vendosin provat dhe tre
gazetarë seniorë që e nënshkruajnë. Kjo ndarje mban gjithë sistemin: nëse
turma vendos të vërtetën, kjo bëhet një sondazh me pamje serioze.