Agjentët e Factcheck.al
Factcheck.al është infrastrukturë integriteti informacioni për mediat shqiptare: arkiv i pandryshueshëm i lajmeve, gjurmim i redaktimeve të heshtura dhe i fshirjeve, origjina dhe përhapja e çdo lajmi, dhe hetime të drejtuara nga një komunitet gazetarësh. Agjentët tanë lexojnë faqet publike të portaleve dhe i ruajnë me hash-in e përmbajtjes dhe orën e kapjes. Nuk jemi motor kërkimi, nuk trajnojmë modele, nuk ribotojmë përmbajtje — citojmë si provë.
Si identifikohemi
- User-Agent
- Mozilla/5.0 (compatible; FactcheckBot/1.0; +https://factcheck.al/bot)
- Web Bot Auth
- Çdo kërkesë nënshkruhet me Ed25519 (RFC 9421, tag="web-bot-auth"). Çelësi publik: /.well-known/http-message-signatures-directory · keyid FGRv8xP02Cb6eXR5wqZb_cfJ2Cub55pIfT3ubwFouio
- Adresat IP
- shih kontaktin më poshtë — i japim me shkrim
- Kontakt
- agjentet@factcheck.al
Si sillemi
- robots.txt respektohet. Lexohet për çdo host (rifreskohet çdo 24 orë), për User-agent: FactcheckAL dhe *, bashkë me Crawl-delay.
- Ritmi për burim: zbulimi (sitemap ose API) çdo 2–60 minuta sipas ritmit të botimit të portalit; çdo artikull kapet një herë, dhe rikontrollohet me kërkesë të kushtëzuar (If-None-Match) — 15 nga 16 rikontrolle kthehen 304 pa trup.
- Vetëm faqet publike. Asnjë hyrje, asnjë formular, asnjë skript nuk ekzekutohet.
- Përmbajtja nuk ribotohet. Arkivi shfaq tekstin si provë me lidhjen te origjinali; imazhet e faqes ngarkohen nga portali.
Si na bllokoni ose na kufizoni
Te robots.txt:
User-agent: FactcheckAL Disallow: / # ose vetëm shtigje të caktuara Crawl-delay: 10 # sekonda mes kërkesave
Ndryshimi zbatohet brenda 24 orësh. Për çdo pyetje ose për të lejuar adresat tona te firewalli juaj (Cloudflare etj.), shkruani te agjentet@factcheck.al.
Çfarë ruajmë
HTML-në e faqes së artikullit (hash SHA-256, ora jonë UTC), imazhin kryesor, dhe një hyrje në zinxhirin e hash-eve që vuloset te një palë e tretë. Gjithçka shfaqet publikisht te si verifikohet, që kushdo — edhe vetë portali — ta kontrollojë pa na besuar ne.